April 26, 2024
Kosovë

Gjykata e parë e pasluftës në Kosovë: Një tavolinë nën një çadër në Bondsteel! (Foto)

SHQIPTARI NGA KUMANOVA, AJAZ EMJNI QË SHERBEU NË USHTRINË AMERIKANE NË KOSOVË, KA SJELLUR DISA FOTO TË SHKREPURA NGA FILLIMI I GJYKATËS SË PARË NË KAMPIN USHTARAK AMERIKAN “BONDSTEEL” NË KOSOVËN E LIRË, MENJËHERË PAS LUFTËS.
Në fotot e postuara nga Klivlendi në SHBA, ku jeton tani e pesë dekada, Emini ka shënuar edhe emrat e personave në foto, në mesin e të cileve është edhe bashkëshortja e tij, Shahadie Hoxha, e cila poashtu sherbeu disa vite në radhët e ushtrisë amerikane në Kosovë.

1999 Gjykata e parë e Kosovës

Foto 1: Ajaz Emini dhe juristi ushtarak Charles J. Kovach (JAG), në tavolinën e gjykatës së parë kosovare nën çadër në kampin ushtarak Amerikan “Bondsteel”, Sojevë, Kosova e Lirë.

Foto 2: Charles Kovac, Shahadije Emini, Brian Heslin dhe Ajaz Emini.

Foto 3: Së bashku me juristët kosovarë të kryesuar nga gjykatësi Selman Bogiqi dhe prokurori Miftar Jasiqi.

Foto 4: Brian Heslin, Ymer Huruglica kryetar i gjykatës së Gjilanit dhe Ajaz Emini.