Idetë nuk vdesin kurrë
Vepra ime ishte ajo që të mos dorëzohem që ta dinit edhe juve se mund të qëndrohet. Por kjo nuk do të thotë se gjithë ju duhet te vinit në burg për tu identifikuar me mua.

Rezistenca ka kohë të panumërta, sikurse dielli që i çon rrezet e veta në të gjitha anët. Rezistenca mund të bëhet në forma të shumta dhe të ndryshme. Sukseset e popullit tonë kanë qenë një rezistencë e përgjithshme që ia kemi bërë pushtuesit, që ka dhënë kontributin e vet dhe sot jemi më të fortë se kurdoherë.

Prandaj, ju lutem që të keni kujdes sepse jeni njerëz të pendës, njerëz të kulturës, njerëz të mendjes, të luftoni që njerëzit të mësohen të shkojnë prapa ideve, të mos shkojnë vetëm prapa njerëzve, sepse njerëzit mund të burgosen, mund të sëmuren, mund të vdesin, kurse idetë nuk vdesin kurrë!

/Idriz Ismajli /

sqShqip