May 8, 2024
Rajon - Botë

Tërmeti katastrofal, numri i viktimave po i afrohet shofrës 20.000

Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë jugore të hënën është rritur në 16.546, deklaroi sot pasdite presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Po rritet edhe numri i viktimave në Siri. Në pjesën e vendit që është nën kontrollin e forcave qeveritare kanë humbur jetën 1.347 persona, ndërsa në veriperëndim të vendit që është nën kontrollin e opozitës kanë humbur jetën 1.930 persona.

Ndërkohë, KB-ja po vlerëson se si të ndihmojë Turqinë dhe Sirinë. Zyrtari i lartë i KB-së Martin Grifit do të vizitojë Gaziantepin në Turqi, Alepon dhe Damaskun në Siri këtë fundjavë për të vlerësuar nevojat e njerëzve atje dhe për të parë se si Kombet e Bashkuara mund të ndihmojnë më së miri”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh.

Ai tregoi se është e nevojshme të dërgohen më shumë ndihma në veriperëndim të Sirisë, e cila është nën kontrollin e opozitës.

“Rrugët janë të dëmtuara, njerëzit po vdesin. Tani është koha për të eksploruar të gjitha mundësitë për të mbledhur ndihma dhe për të dërguar personel në zonat e prekura nga tërmeti. Ne duhet t’i vendosim njerëzit në radhë të parë”, u tha Guteresh gazetarëve në Nju Jork.