May 20, 2024
Maqedoni

Mexhiti e Bexheti nuk do të shkojnë në takim tek Ahmeti

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i kësaj partie, Blerim Bexheti, nuk do të marrin pjesë në takimin e nesërm te kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mëson gazeta LAJM.

Kreu i BDI-së, këto ditë është duke takuar anëtarët e Këshillit të përgjithshëm, të delegruar nga degët e partisë.

Sonte të ftuar tek Ahmeti kanë qenë përfaqësuesit e degës së Gostivarit, ndërsa nesër dega e Çairit dhe Sarajit.

“Jemi të gatshëm të ulemi në tavolinë për biseda serioze dhe konkluza serioze dhe jo për biseda koti”, thotë përfaqësuesit e “grupit të zjarrit” nga Çairi dhe Saraji.