May 10, 2024
Rajon - Botë

Tërmet me magnitudë 4.2 Rihter në Serbi

Serbia është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Mediat vendase shkruajnë se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në zonën e Paraçinit.

Sipas faqes së internetit të Institutit Sizmologjik Republikan, tërmeti është regjistruar në orën 12:11.
Tërmetet e këtij intensiteti mund të shkaktojnë dëme të vogla në ndërtesat në zonën epiqendrore, thekson instituti.