May 15, 2024
Kolumna

Të ndryshohen rregullat dhe kriteret për emrimin dhe dërgimin e diplomatëve jashta shtetit

Shkruan: Ejup Berisha

Për çdo shtet të jashtëm apo dhe për cdo organizatë normale, të besueshme, serioze dhe dinjitoze ndërkombëtare do të ishte tallje, ofendim dhe nënqmim nëse ato pranojnë që në teritorin e tyre të dërgohen përfaqsues diplomatik të shteteve të huaja si ambasadorë dhe konsuj fjalën e kamë për individ të padenjë për ti kryer këto misione shumë komplekse të cilat i përkasin politikës së jashtme. E kamë fjalën për ata njerëz që i përzgjedh një shtet për ta përfaqsuar atë në teritorin e një shteti tjetër dhe të cilët detyrë dhe mision primar atje kanë thellimin dhe përparimin e mardhënieve dy palëshe apo dhe shumpalëshe diplomatike. Pra këto gjëra apo objektiva nuk është mirë tu lihen në dorë njerëzve pa kredibilitet moral dhe pa dinjitet njerëzor. Ne të tillë kemi plot të cilat i kanë të gjitha dobësitë e mundshme duke filluar prej atyre personale njerëzore e deri te ato profesionale, dhe shteti të njëjtët sërish mundohet ti shpërblej me poste ambasadorësh, konsujshë dhe përfaqsuesish të tjerë të lartë diplomatik. Te ne ka traditë dhe përvojë që për përfaqsues diplomatik jashta vendit të dërgohen njerëz pa kurrfar përvoje profesionale dhe pa fije njohurishë e aftësishë diplomatike por dhe intelektuale. Prandaj shërbimet tona diplomatike janë shumë të dobëta dhe jopërmbajtësore sepse personelin diplomatik e kanë joadekuat. Njerëzit e përzgjedhur për shefa të misioneve diplomatike cka është më tragjike janë jodinjitoz. Prandaj Ministria e punëve të jashtme duhet të angazhohet dhe të punojë në vendosjen e kritereve më serioze dhe më rigoroze gjatë përcaktimit se kush do të mund të përzgjidhet nëpër misionet diplomatike me qëllim që të njejtët të mund ta përfaqsojnë vendin në marrdhëniet e ndryshme ndërkombëtare në mënyrën më profesionale dhe më të mirë të mundshme në shtetet ku të njëjtët dërgohen për të kryer aktivitete diplomatike. Aktivitetet diplomatike dhe komsullore janë shumë të rëndësishme dhe tepër serioze që një shtet të tallet me to duke e dërguar dikend si ambasador apo dhe konsull që nuk është as i përgatitur teoretikisht e as praktikisht që ta ushtron misionin e diplomatit. Disa shtete dhe organizata ndërkombëtare bëjnë mirë që nuk japin pëlqime për disa kuadro të dyshimta dhe jo adekuate që autoritetet Qeveritare të disa shteteve mundohen ti dërgojnë dhe ti angazhojnë në lëmin e diplomacisë në teritoret e tyre. Në rastin konkret kur bëhet fjalë për kuadrot nga Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet fjalë për persona të paaftë të dështuar individualisht dhe profesionalisht pastaj të njëjtët sic u përmend më lartë janë edhe joserioz dhe tendencioz. Nëse këta me aktivitet dhe angazhimet politike në vendet e tyre nuk kanë arritur të dëshmohen për të mirë atëher është e qartë se këta me një casje të tillë nuk do të mund të jenë të mirë dhe të sukseshëm as në teritoret e shteteve të tjera ku do ti ushtronin misionet e diplomatëve. E këto gjëra shtetet e pranimit i kuptojnë shumë mirë se kandidatët e propozuar te ta për ambasadorë konsuj dhe për përfaqsues të tjerë diplomatik nuk janë të mirë prandaj sjellin vendim që ti refuzojnë të njëjtët. Pra ata përmes kanaleve të tyre diplomatike e dinë se disa prej kandidatëve për diplomat të shteteve të huaja që duhet ti pranojnë në shtetet e tyre janë individ që nuk ja kanë kanë dashur dhe nuk ja duan të mirën shteteve dhe qytetarëve të tyre dhe se të njëjtët këto gjëra do ti mund ti bëjnë edhe kur ata të angazhohen si diplomat nëpër shtetet e tyre. Pra dikush që vepron keq në shtetin e vet ai nuk ka gjasa të veproj më mirë dhe më ndryshe në teritorin e një shteti tjetër. Prandaj ndodh që disa kandidat për ambasadorë dhe konsuj dhe diplomat të mos mund ta marrin pëlqimin që ti ushtrojnë misionet e tyre diplomatike nga ana e shteteve të cilat duhet ti pranojnë ata në teritoret e tyre. Dhe ky veprim i autoriteteve zyrtare të shteteve të huaja duhet të shërbej si vërejtje serioze për gabimet që i hëjnë shtetet tjera gjatë aktiviteteve të përzgjedhjes dhe emrimit të diplomatëve amë në teritoret e shteteve të tyre. Prandaj ministria e punëve të jashtme duhet të propozoj rregulla të tjera për emrim dhe dërgimi të diplomatëve në shtetet e jashtme dhe në Organizatat ndërkombëtare e Qeveria ti miratoj ato ndryshime me qëllim që mos të ketë situata refuzimi të kandidatëve për shefa të misioneve diplomatike sic e kemi situatën ne tani me tentimin për dërgimin e disa kuadrove diplomatik të cilë nuk po mund të marrin pëlqimin për tu emruar dhe për tu dërguar në diplomaci në shtetet e jashtme. Të mendohet që të dërgohen më shumë diplomat kariere në shtetet e jashtme dhe në organizatat ndërkombëtare e jo militant të përkdhelur dhe të padenjë të Partive politike.