Kolumna

Bac po kryhet, Albini kryeministër

“Populli foli”, ka thënë Albin Kurti, kur është paraqitur para mediave, bashkë me Vjosa Osmanin, për fjalimin e triumfit.

Pas diçka më shumë se 10 vjet aktivitet politik brenda sistemit zgjedhor dhe rreth 16 vjet e formuar si Lëvizje, Vetëvendosja ka fituar më shumë se kushdo tjetër në historinë e pasluftës në Kosovë.

Ai gjatë gjithë fushatës zgjedhore u ka kërkuar njerëzve të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe ka thënë se 14 shkurti është “referendum”, ku vendoset në mes të së ardhmes dhe të së kaluarës për qytetarët e Kosovës – Kurti duke qenë e ardhmja.

“Do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim, por qëllimin e kemi fisnik. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi”, pohoi Kurti.

Përafërsisht të njëjtat gjëra ka thënë edhe Osmani.

“Ky nuk është mandat për hakmarrje”, ka siguruar ajo qytetarët, duke shtuar se “kjo qeveri do të jetë zëri i qytetarëve”.