May 4, 2024
Kosovë

Të lutemi për ta: Nënë e bijë nga Kosova humbën jetën, babai dhe djali në gjendje të veshtirë

Njomza Olluri – Gashi dhe vajza e saj Olta janë dy viktimat kosovare, të cilat humbën jetën dje si pasojë e aksidentit që ndodhi gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Kroaci.

Siç mëson klankosova.tv nga ky aksident, edhe burri i saj Safet Gashi dhe djali i tyre, mbetën të lënduar rëndë.

Kjo familje nga Pjetërshtica e Shtimes, me vendbanim në Abensberg, ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania.

Derisa nga po ky aksident pati edhe një tjetër të vdekur, i cili është një kroat nga Zara.