April 29, 2024
Kosovë

Shqiptari gjen 8 mijë euro te Ndihma e Shpejtë dhe ia kthen pronarit

Një qytetar i ka gjetur 8 mijë euro dhe i ka dorëzuar ato në Polici.

Për këtë ka treguar vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimin në Facebook.

Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, të mërkurën. Policia ka treguar se bëhet fjalë për një personin me mbiemrin Sefaj duke mos ia treguar emrin.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Qytetari dorëzon në polici parat e gjetura dhe ato i kthehen pronarit

Gjakovë, 9 gusht 2023

Një qytetar sot ka bërë një veprim të jashtëzakonshëm ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi gjeti një shumë të konsiderueshme parash dhe menjëherë i ka dorëzuar ato në polici. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj policisë.

Në Stacionin Policor në Gjakovë, qytetari R. Sefaj ka dorëzuar një zarf të cilin e kishte gjetur në urgjencën e qytetit në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, dhe në të cilin kishte 8000 euro. Parat e gjetura i janë kthyer pronarit.

Policia falënderon Z. Sefaj për sjelljen e tij. Ne inkurajojmë të gjithë qytetarët për të qenë anëtarë të përgjegjshëm dhe të ndershëm të shoqërisë sonë.