May 4, 2024
Kolumna

Të hiqet ndalesa e publikimit të veprave penale që dalin nga bisedat e përgjuara

Shkruan: Xhevdet Hajredini

Cilado qoft parti shqiptare, nëse, eventualisht, me Zaevin bisedon për të marrë pjesë në qeveri, duhet të kërkojë, brenda një afati të caktuar(jo më shumë se tre muaj), qeveria e re ti bëjë këto reforma:

1. Të ndryshohet sistemi zgjedhor;

2. Të hiqet ndalesa e publikimit të veprave penale të lidhura dhe që dalin nga bisedat e përgjuara;

3. Të mos pengohet puna e komisionit antikorrupsion (nuk ka nevojë për kësi zv. kryeministër);

4. Të çarmatosen militantët partiak, të cilët me armë zjarri e shënojnë fillimin e fushatës zgjedhore dhe festimin e fitoreve, posaçërisht në komunën e Çairit;

5. Bisedat të zhvillohen vetëm me kryetarin e LSDM-s;

6. Orientimin euroatlantik të gjithë Shqiptarëve kudo që janë, e ka të njohur e tërë bota dhe nuk ka nevojë të shfrytëzohet për qëllime demagogjike apo propagandë partiake, për ta mbuluar krimin dhe korrupsionin shumvjeçar.

7. Mirë është për këto kërkesa të njoftohen edhe partitë tjera opozitare dhe mundësisht të merret pëlqimi i tyre;

8. Rrjedhja e bisedave të jetë sa më transparente;

9. Të premtohet se nëse kërkesat në afatin e caktuar nuk realizohen, partia do të dalë nga qeveria.