May 5, 2024
Kolumna

U futën në politikë pa brekë, u bënë milionerë!

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Për ata ( ato) që nuk i njoha dhe nuk i njoh nuk do të them asgjë, por ata ( ato) që i njoha dhe i njoh edhe sot do i them disa fjalë.

Disa persona që i kam njohur më parë dhe që kam pasur afërsi me ata (ato) para se të futeshin në politikë me të vërtetë kishin një varfëri të madhe sa që më besoni se nuk kishin as brekë të veshura.

Veshja e jashtme e tyre ishte aq vjetruar saqë pantollonat i mbanin të lidhura me konop, sepse nuk kishin për të blerë edhe një rryp për të blerë për mbajtjen e pantollonave.

Pra , si sot mbaj mend se kështu disa hyrën në fillim në politikë dhe të dhimbseshin kur i shihje me atë veshje, por njëherit ishin në varfëri të tejskashme sa që nuk posedonin asgjë vet personalisht , por as ndonjë trashigimi nga prindrit e tyre dhe as nga prindrit e bashkshorteve të tyre.

Pas hyrjes në politikë ata ( ato) në deklarimin e tyre para komisionit deklaronin posedimin e pasurisë së tyre me një shtëpi të vogël, një palë pantollona, këmishë dhe pallto, por deklaronin se nuk kishin edhe nënkmishë dhe brekë, kështu që ishte për keqardhje.

Pas hyrjes në pushtet dhe pas marrjes së posteve të larta për një kohë të shkurtër ndryshoi gjendja ekonomike e tyre. Pas çdo mandati që merrnin pasuria e tyre që paraqitej ishte me qindra mijëra euro që e deklaronin, ndërsa me ate që nuk deklaronin një numër milionshe pasuri të patundshme dhe të tundshme.Pasurinë e tyre e deklaronin dhe sot e deklarojnë në mënyra të ndryshme.

Disa thonë se këtë apo atë pasuri e kanë trashëguar nga prindrit e tyre. Një pjesë tjetër thonë se është në pronësinë të bashkshortës, vajzës, djalit e… E gjithë kjo është një gënjeshtër e kulluar, sepse ne jemi dëshmitarë që shumicën e tyre i njohëm më parë dhe disa i njohim edhe sot.

Pasuria e fituar e tyre është fituar nga djerësa e popullit. Një pjesë e pasurisë së tyre u fituar në emër të “ patriotizmit” që e shitën me vite të tëra para popullit. Një pjesë e fituan djerësa dhe nga gjaku i derdhur i atyre që luftuan

Pra, këtë shkrim timin të shkurtër do të e kisha përfunduar kështu. Hyn në politikë. Kape pushtetin. Rruaj me briskun e rrojtarit popullin dhe shtetin. Futu në politikë pa brekë e dil nga politika si milionier.