May 13, 2024

Shkruan: Nehat Jahiu

( 16 prill 1967- 25 gusht 1998)

Komandant, ngritu e shiko se si sot të harruan
të harruan ata që për pushtet luftuan,
ata që deri dje në gojë emrin ty ta mbanin
trim mbi trima thonin e kishim Ismet Jasharin.

Eh, Komandant ngritu e shihi këta servila
që për karrige për çdo ditë ndrrojnë partia,
shihi ata që ta shfrytëzuan veprën e gjakun
e ta turpëruan kombin, fisin… e konakun.

Në emrin tënd fituan poste të larta e biznese
e sot na shëtiten me mercedese,
Komandat ata përsëri ty do të vizitojnë
emrin përsëri një ditë do ta përkujtojnë.

Kur të vijë koha që të zgjidhen nëpër poste
kur të dalin për të mbledhur kokërra vote,
atëherë Komandant emrin përsëri ta përmendin
sa ta zënë nëpër karrige të buta vendin.

Ti, o Hero kurr nuk do të mbetesh i harruar
ti Komandant për poste nuk ke luftuar,
jetën dhe gjakun ti ia ke falë atdheut e lirësë
ti, rave dëshmor për këto toka të shqiptarisë.

Qoftë i përjetshëm kujtimi Komandant për ty
vepra jote, të qoftë përgjithmonë lavdi,
me ty gjithëmonë do të buzëqeshë vatani
Komandant ,o biri i shqipes, o Ismet Jashari !