Si pasojë e aktivitetit ciklonik, nga nesër e deri në mes të javës së ardhshme moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Vendi-vendi reshjet do të jenë më të abundshme (mbi 20 l/m²), veçanërisht të dielën. Lokalisht proceset do të jenë në formë nevreme të shoqëruara me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe shkarkime rrufesh. Të martën, nën ndikimin e një vale më të ftohtë, reshjet në disa nga malet më të larta do të kalojnë në borë.

sqShqip