May 9, 2024
Maqedoni

Të akuzuarit thonë se janë të pafajshëm për djegien e spitalit modular në Tetovë

Ka filluar seanca e katër gjyqësore për spitalin modular në Tetovë, të akuzuarit nuk pranuan fajësinë dhe deklaruan që deri në fund të procesit do të dëshmohet pafajësia e tyre. Fajësinë nuk e pranoi as përfaqësuesi i spitalit klinik të Tetovës. I akuzuari Florin Besimi ish drejtor i spitalit klinik të Tetovës, i cili gjykatës i dorëzoi qindra faqe të reja që sipas tij janë dëshmi për të vërtetuar siç tha Besimi pafajësinë e tij. Besimi nëpërmes mbrojtjes së tij kërkoi nga gjykata që t’i jepet mundësia që dëshmitë e prokurorit e cila është në usb dhe cd t’i jepet e drejtë për të parë përmbajtjen e tyre.

Ish drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi ka përshëndetur fillimin e procesit gjyqësorë për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, përcjell TV21. I akuzuari Besimi thotë se procesi do t’i mundësojë që sa më shpejt të dëshmojë pafajësinë e tij në këtë rast.

“Ky fillim i procesit për mua është shumë i rëndësishëm për shkak se kjo për mua do të thotë mundësi për dëshmimin e pafajësisë time lidhur me ketë rast tragjik! Atë që pres nga ky proces gjyqësor është mundësimi i paraqitjes së të gjitha dëshmive materialë por dhe dëshmitarëve të cilët pa asnjë dyshim do vërtetojnë pafajësinë time!”, tha Besimi për TV21.