Kërcënim për bombë në nëntë shkolla të Shkupit dhe objektin e Bankës Popullore

Maqedoni

MPB Maqedoni njofton se edhe sot ka pasur kërcënime për vendosje të bombave në nëntë shkolla të Shkupit. Si dhe për herë të parë është kërcënuar edhe objekti i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut.

Nga MPB thonë se pas marrjes së denoncimeve, menjëherë kanë filluar me realizimin e kontrolleve të nevojshme.

“Sot (07.12.2022) rreth datës 09.45 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të 9 shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve. Pas pranimit të denoncimit, nga policia janë marrë masa për sigurinë e evakuimit të shkollave dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për pastrimin e rasteve”.

“Gjithashtu, sot, rreth orës 10.10 dhe nga BPRM-ja është denoncuar se në adresën elektronike të tyre është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve. Menjëherë janë marrë masat për evakuim të sigurt dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Zaev dënoi agresionin rus, ukrainasit janë heronjtë tanë!

Lideri2 MK

Shkupi në mesin e qyteteve më të korruptuara dhe më të pista në Evropë

Lideri2 MK

Vendimi për Manastirin e Deçanit, zyrtarja e KiE: Sinjal se Kosova është gati për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës

Lideri MK