April 26, 2024
Maqedoni

Taravari: Katër banditë të armatosur të BDI-së më kërcënuan para shtëpisë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka treguar një rast kur aktivistë të armatosur të BDI-së e kanë kërcênuar me jetë.
“Erdhën katër banditë të armatosur të BDI-së para shtëpisë sime dhe më kërcënuan me jetë. E informova ministrin, më tha paraqite rastin në polici. Nëse e paraqet në polici është njësoj sikur ta paraqitësh në Reçicë të Vogël. Nëse munden të kërcënojnë kryetarin e komunës, çka mund të bëjnë me qytetarët. Stacioni i policisë në Gostivar është shndërruar në shtab të BDI-së”, ka thënë Taravari. Ai ka akuzuar se shumë funksionarë të LSDM-së janë zhytyr në krim sikur Gruevski e Mijallkovi.

Duke folur për dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev e vlerësoi si kosto morale, por edhe tha se mund të ndryshojë mendje.

“Pas një disfate të tillë, nga pikëpamja morale, ai bëri mirë. Edhe pse mendoj se mund të ndryshojë sërish qëndrim, e dimë që zoti Zaev mund të ndryshojë qëndrim disa herë në ditë.
Përndryshe, një debakli zgjedhor, ndoshta nuk e priste.

Kam garantuar se LSDM dhe BDI do të humbin rreth dy të tretat e komunave dhe humbën. Njerëzit rreth tij thjesht nuk i thanë se si ishte situata në fushë. Maqedonasit, shqiptarët dhe turqit ndëshkojnë në zgjedhje, nuk shpërblejnë.
Tani VMRO-DPMNE duhet të jetë shumë e matur, të mos i bëjë të njëjtat gabime që i bëri Zaev”, thotë Taravari.