May 2, 2024
Maqedoni

Taravari sërish takohet me Rufi Osmanin

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka shpeshtuar takimet me Rufi Osmanin, njofton agjencia e lajmeve INA

Zakonisht këto takime nuk shihet se janë të organizuara, por po ndodhin gjatë ngjarjeve të ndryshme në Gostivar.

Ditë më parë ata u panë bashkë me rastin e përvjetorit të dëshmorëve të flamurit, ndërsa sot kanë realizuar një takim rastësor gjatë Panairit të librit në këtë qytete.

“Sot pata kënaqësinë të merrja pjesë në hapjen e Panairit të Librit në qytetin e Gostivarit, i cili vjen në organizim të Lidhja Shqiptare në Botë – Kuvendi për Maqedoninë e Veriut dhe Qendra Mozaik në Gostivar.

Hapja e Panairit dhe promovimet që kanë filluar nga sonte, do të vazhdojnë deri në datën 16 Korrik, në Amfiteatrin e Qytetit.

Në Panair do të gjeni autorë dhe shtëpi të shumta botuese të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe vendi ynë. Nuk mungojnë edhe krijuesë nga qyteti i Gostivarit. Panairi do të pasurohet edhe me program artistik.

Komuna e Gostivarit e mbështet financiarisht këtë evenimet të rëndësishëm kulturor, prandaj #Zgjidh Gostivarin, vizito Panairin e Librit!”, është shprehur Taravari. (INA)