April 27, 2024
Kosovë

Haradinaj thirrje për protesta kundër Qeverisë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për pagesë 5 euro më shumë për regjistrim të veturës është në dëm të qytetarëve.

Ai ka thënë se më këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individë të lidhur më të. Ish-kryeministri Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët të protestojnë kundër këtij vendimi.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja.

Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.

Qytetarë të nderuar, PROTESTONI!

U protestua për pesë euro taksë për shfrytëzim të Rrugës së Kombit, ndërsa tani, pa asnjë arsye iu merren 5 euro për secilin automjet!

Protestoni për të drejtat tuaja!