Maqedoni

Taravari pas Kuvendit: Do të formohet komision për negociata me qeverinë

Ka përfudnuar mbledhja e Kuvendit Qendror të Aleancës për Shqiptarët. Përveç organeve partiake, në kuvend u diskutua edhe për mundësinë e hyrjes së ASH-së në qeveri. Kuvendi, ka autorizuar kryesine e partisë që të zhvillojë negociata me qeverinë, përcjell KlanMacedonia.

“Kuvendi Qendror e autorizoi Kryesinë Qendrore që të formojë ekip, i cili në 5-6 ditët e ardhshme, maksimumi 2 javë të zhvillojë bisedimet për përfshirjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri apo nëse këto bisedime zgjasin më shumë, të marrë vendim për ndërprerjen evnetuale të këtyre bisedimeve”, tha Taravari.

Taravari theksoi se në kuvend ka pasur qëndrime pro dhe kundër përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

“Kishte diskutime të frytshme, kishte nga ata që mendonin se është mirë të bëhet, se mund të ketë një qeverisje ndryshe dhe të shfaqen kapacitetet qeverisëse të ASH-së, por kishte edhe nga ata që ishin kundër dhe duan të vazhdojmë opozitarizmin. Kështu që na autorizuan si kryesi qendrore që të marrim vendimin përfundimtar. Komisioni do të zgjidhet nga kryesia qendrore në ditët e ardhshme të javës që vjen. Ai komision zyrtarisht do t’i filojë negociatat. Nuk kishim diskutime aspak për zgjedhje kadrovike, më shumë për zgjedhje programore. Fokusi jonë do të jenë antikorrupsioni dhe shteti i së drejtës”, deklaroi Arben Taravari.

Ndryshe, Kuvendi i ASH-së në pjesën e parë zgjodhi Ziadin Selën për Kryeatar kuvendi, Krenar Llogën për Sekretar të përgjithshëm, Isen Shabanin për Sekretar organizativ, ndërsa Ilire Dautin, Elmi Azirin dhe Bujare Abazin për nënkryetarë të partisë./KlanMacedonia