May 6, 2024
Maqedoni

Kolla e mirë, 4 fëmijë të hospitalizuar në Kozle

Po rritet numri i të infektuarve me kollën e mirë. Deri më 22 Shkurt janë regjistruar 68 raste, 90 përqind e të infektuarve nuk janë të vaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar. Nëpër pikat e imunizimit edhe gjatë ditës së shtunë mund të imunizohen fëmijët sepse nuk është rrëmuja sic ishte gjatë shpalljes së epidemisë.

Sipas të dhënave të Institutit të shëndetit Publik rreth 13 mijë fëmijë nuk janë të vaksinuar ose janë pjesërisht të vaksinuar, pjesa më e madhe janë në Shkup ku edhe numri I të infektuarve me kollën e mirë ëshë më i madh.

Në qytetet tjera të vendit 7 mijë fëmijë janë të vaksinuar pjesërisht ose disa të tjerë aspak.

Për një javë janë regjistruar 28 raste me kollën e mirë numri më i madh i të sëmurëve janë në Shkup por ka të infektuar edhe në qytete tjera si në Kumanovë, Strugë dhe Tetovë. Në klinikën e fëmijë nuk ka fëmijë të hospitalizuar me kollën e mirë ndërsa në spitalin e fëmijëve Kozle janë 4 fëmijë të hospitalizuar, dhe të gjithë janë në gjendje stabile shëndetësore

Autoritetet shëndetësore apelojnë qytetarët për vaksinimin e fëmijëve si masë parandaluse e përhapjes së infeksioneve. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)