April 27, 2024
Maqedoni

Bujare Abazi: NUK ISHTE E LEHTË

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka shkarkuar drejtoren e SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, Bujare Abazin. Abazi është nënkryetare e ASH-së dhe përkrahëse e Arben Taravarit për koalicionim me opozitën shqiptare.

Pas shkarkimit të saj, ajo sot në facebook profilin e saj shkruan:

“Ishte nder i veçantë për mua që në këtë periudhë të shkurtër të jem drejtoresh e përgjithshme në nje institucion ne te cilen paraprakisht punoja si inxhiniere e Teknologjisë së postës, në bazë shkollimit të mbaruar në Zagreb viteve të fundit të 80-tave, për plot 24 vite.

Jam me fat që kisha ekip me të cilin kisha bashkëpunim të shkëlqyer dhe së bashku për këtë afat prej 10 muajve realizuam projekte te ndryshme si:

konsolidimin financiar të ndërmarrjes ,
uniforma per te gjithë postierët mbas 15 viteve,
lëshimin e pullave postare në të cilat përfishen figura te shquara te historisë dhe artit shqiptarë siç janë: Hasan Prishtina, Arben Xhaferi, motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Luran Ahmeti.
Siguruam sistem evidence në të gjitha njësitë me mbi 25 punëtor për të evituar punëtorët fiktiv që me vite kanë figuruar vetën në listën e pagave.
Dhe fitorja me e madhe ishte sigurimi dhe stabiliteti për çdo puntor pa dallim statusit juridik : pagë e rregullt mujore,rritje prej 10%nga paga e muajit shtator si dhe regresi i paguar në shumë prej 10.000,00 denarë për afër 2000 punëtor.

Planet për investime që do ta shndërrojnë këtë ndërmarrje në një storie suksesi si për nga rritja e fitimeve dhe ajo më e rëndësishmja shpërndarje efikase dhe të shpejt karshi klientëve mbetën për kohra më të mira.

Posta paraqet emocion të veqantë për mua, ishte ëndërr e plotësuar studentore dhe pa dallim kush do të jetë në krye të saj nga zemra i dëshiroj si dhe gjithë kolegëve suksese deri në majet më të larta.”, ka shkruar Bujare Abazi, nga Aleanca për Shqiptarët.