May 15, 2024
Maqedoni

Nënshkruhet protokolli për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc

Ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski ka nënshkruar sot në Beograd protokoll për funksionimin e vendkalimit kufitar, Llojan Miratoc. Marrëveshjen e ka nënshkruar me kolegun e tij serb, Gashiq.

“Së bashku me kolegun tonë serb Bratislav Gashiq, nënshkruam Protokollin për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në pikën e përbashkët kufitare “Lojanë – Miratovac”. Edhe pse shërbimet kufitare maqedonase dhe serbe kanë bashkëpunuar tradicionalisht për një kohë të gjatë, me këtë Protokoll do të kontribuojmë në një rregullim më të detajuar të mënyrës së kryerjes së kontrollit kufitar në këtë pikë të përbashkët kufitare.

Faleminderit kolegut Gasic për mikpritjen dhe mirëpritjen, që është një tregues i shkëlqyer i ecurisë së bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet ministrive tona dhe marrëdhënieve miqësore të fqinjësisë së mirë”, njoftoi Spasovski duke sjellur lajmin e shumëpritur për banorët e rajonit të Kumanovës dhe Preshevës.
Pritet të bëhet e saktë data se kur do të fillojë zbatimi i kësaj Marrëveshje.