May 13, 2024
Maqedoni

Taravari: Kurti dhe Rama patën tendenca që të bëhet një listë e përbashkët e partive shqiptare

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njëherësh kandidat për president në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë pasur kërkuar që të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare.

Por, kjo siç thotë Taravari ishte e pamundur.

Sa katrorë mund të shihni në 11 sekonda? Kontrolloni se si qëndroni…Rasmus Hojlund i bëri kërkesë të veçantë Robin van Persit kur ai vi…Sanduloviq: Në mesin e atyre që më rrahën ishin edhe Rakiq e Radoiç…Taravari: Kurti dhe Rama patën tendenca që të bëhet një listë e për…Kujdes nga plagët e vogla emocionale, mund të jenë duke të të shkat…
“Kurti nuk ka ndikim që të bëhet kandidat Arben Taravari ose opozita shqiptare të bashkohet. Madje të jem i sinqertë, e them ekskluzivisht Kurti dhe Rama kanë pasur tendenca a mund të bëhet një listë e përbashkët e të gjitha partive shqiptare, a ka gjasa? Nuk kemi mundur, ishte mision i pamundur”, tha ai në RTV Dukagjini.

Megjithatë, ai shtoi se të gjitha partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, kanë një marrëveshje të përbashkët.

“Kemi një marrëveshje ndërmjet krejt partive shqiptare mes vete, nuk hyjmë në qeveri që nuk garanton ndryshime kushtetuese dhe fillim të negociatave”.

Sipas tij, ky është kushti i domosdoshëm për të negociuar me ndonjë parti politike maqedonase.

“Nuk është korrekte të hyjmë në qeveri nëse dalim të dytë”, shtoi ai.