May 6, 2024
Maqedoni

Nga sot, nuk do të ketë restrikcione të ujit në Tetovë!

Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” në Tetovë ka njoftuar, se duke filluar nga sot, nuk do të ketë restrikcione të ujit të pijshëm.

“Si rezultat i rritjes së temperaturave ditëve fundit, sasia e ujit për pije në qytetin e Tetovës shënon rritje dhe arrin në një mesatare prej 370 l/sec, sasi e mjaftueshme për furnizim normal të qytetit me ujë për pije. Prandaj nga dita e sotme, nuk do realizohet restrikcione të ujit për pije”, njoftuan nga NPK “Tetova”./TV21