Maqedonia e Veriut e ka parë edhe më parë këtë skenar: kryeministra që, të dehur nga pushteti, kanë menduar se mënyra më e lehtë për të treguar forcë është të godasin shqiptarët”, ky është reagimi i fundit i liderit të Aleancës për Shqiptarët kundrejt qëndrimeve të kryeminstrit Mickoski në raport me interesat dhe arritjet e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

Taravari thotë kështu ndaj Mickoskit duke i numëruar këtij të fundit goditjet e njëpasnjëshme ndaj gjuhës shqipe dhe përfaqësimit të drejtë

Ironikisht Taravari e krahason Micksokin me Napoleonin duke shkruar në profilin e tij në Facebook se ‘’Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm”.

”Sot, Mickoski po ecën në të njëjtën rrugë. Goditje ndaj gjuhës shqipe. Relativizim i Badenterit. Dobësim i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Dhe përballë gjithë kësaj, VLEN-i hesht. Napoleoni filloi të humbë kur besoi se ishte i pathyeshëm’’, godet Mickoskin Taravari

" "

Edhe Mickoski, shton më tej Taravari, duhet ta kuptojë se shqiptarët nuk janë territori ku një kryeministër provon fuqinë e tij.

”Mund ta kesh shumicën.Mund ta kesh VLEN-in pranë vetes Por asnjë pushtet nuk është i përjetshëm. Historia ka një zakon me “Napoleonët”: rënia fillon pikërisht kur mendojnë se nuk mund të bien’’, përfundon reagimin Taravari.

sqShqip