May 10, 2024
Maqedoni

Taravari: Aktivistë të ASH-së po tentohet që të frikësohen, por 8 maji është shumë afër!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH) Arben Taravari derisa ka komentuar largimet nga puna të mbështetësve të tij, ka theksuar se ndryshimi tashmë ka filluar dhe se nuk ka gjë që e ndalon. Në vazhdim postimi i plotë në Facebook i Taravarit.

“Tek disa nga aktivistët e ASH-së po tentohet që të frikësohen me metodën klasike të sistemit që po e shembin, atë të kërcënimit me “largim nga puna”.

Kot është…Ndryshimi Ka Nis dhe nuk e kthen prapa Asnjë dhe Asgjë!
Ju që përdorni pushtetin në këtë mënyrë, ju ftoj të blini një kalendar ose të shikoni tek kalendari i celularit tuaj dhe të Lexoni…
8 Maji është Shumë por Shumë Afër!
Divergjencat që kemi ne në ASH, lini t’i zgjidhim ne në mënyrën tonë demokratike dhe mos u turpëroni me këto veprime sepse shantazhi nuk pi ujë tek Asnjë Anëtar i Aleancës kudo dhe kushdo qoftë!
Ndryshimi Nuk Ndalet…8 Maj!”, ka shkruar Taravari.