May 20, 2024
Maqedoni

Aksident në rrugën rajonale Kumanovë-Likovë, tre persona të lënduar

(Foto Arkiv Internet)

Mbrëmë (09.10.2022), në ora 22:10 minuta, në rrugën rajonale Kumanovë-Komuna e Likovës, atar i fshatit Likovë, ka ndodhur aksident trafiku në mes të veturës “Audi”, i drejtuar nga B.M. (22) nga fshati Orizarë-Komuna e Likovës dhe veturës “Volkswagen Golf”, e drejtuar nga I.M.(27) nga fshati Hotël e Likovës, të dy me targa të Kumanovës.

Në aksident janë lënduar rëndë dy vozitësit dhe bashkëudhëtari i mjetit “Audi”, S.I.(21) nga fshati Likovë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë. Hetim është kryer nga ekipi hetues nga SPB Kumanovë.