May 2, 2024
Rajon - Botë

Tanket izraelite rrethojnë Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës

Shoqëria e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se tanket izraelite po rrethojnë Spitalin Baptist Al-Ahli në qytetin e Gazës dhe ekipet e saj të ambulancës nuk janë në gjendje të arrijnë deri te të plagosurit për shkak të përleshjeve intensive, transmeton Anadolu.

Gjysmëhëna e Kuqe tha në një deklaratë në Facebook se “tanket po rrethojnë Spitalin Baptist Al-Ahli dhe ka përleshje intensive”.

“Ekipet e ambulancës së Gjysmëhënës së Kuqe nuk janë në gjendje të lëvizin për të arritur tek të lënduarit dhe të plagosurit”, shtoi ajo.