Në fotografinë që publikoi kryeministri shqiptar Edi Rama shihen vetëm flamujt e Shqipërisë dhe të NATO-s. Anëtari i udhëheqjes së LSDM-së, Agron Demiri, e kishte shpërndarë fotografinë, por më vonë e fshiu.
Kryeministri shqiptar Edi Rama publikoi një fotografi nga takimi me liderin e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, në konsullatën shqiptare në Manastir. Në fotografi shihen flamujt e Shqipërisë dhe të NATO-s, por jo edhe flamuri shtetëror maqedonas.
Rama në profilin e tij në Facebook publikoi një seri fotografish nga vizita në Manastir me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip, mes të cilave edhe një fotografi nga biseda me Filipçen.
Fotografinë e kishte shpërndarë edhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Agron Demiri, i cili pak më vonë e fshiu postimin.
Në pyetjen pse në fotografi nuk është flamuri maqedonas dhe për çfarë kanë biseduar të dy politikanët, nga Qendra për komunikime e LSDM-së për „Fokus“ janë përgjigjur:
„Bëhet fjalë për një takim jozyrtar me kërkesën e tyre në ambientet e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Manastir. Për flamujt pyetni në konsullatë“.
As Filipçe dhe as LSDM nuk e kanë publikuar takimin në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

