Kryeministri Hristian Mickoski sot në Qeveri realizoi takim me raportuesin e vendit në Parlamentin evropian, Tomas Vajc, ku theksi u vendos në nevojën për vazhdim të reformave në drejtim të standardeve evropiane.

“Sot realizuam takim me raportuesin e Parlamentit evropian për Maqedoninë, Tomas Vajc. Në takim këmbyem mendime për proceset aktuale politike dhe reformuese, agjendën evropiane të shtetit, si dhe për sfodat dhe mundësitë në procesin e eurointegrimit”, kumtoi kryeministri Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk.

Theks i veçantë, siç informoi Mickoski, u vendos në sundimin e së drejtës, stabilitetin institucional dhe nevojën për vazhdim të reformave në drejtim të standardeve evropiane.

sqShqip