Në Sanxhak po vërehet gjithnjë e më qartë një forcim i ndjenjës së identitetit kombëtar tek të rinjtë, të frymëzuar nga trashëgimia familjare dhe historia e gjyshërve të tyre. Ky fenomen po reflektohet hapur edhe në rrjetet sociale, ku të rinjtë pa hezitim shprehin përkatësinë dhe krenarinë e tyre etnike, shkruan profili në facebook Kosova për Sanxhakun.

Një nga shembujt më të komentuar së fundmi është ai i Elma Xhankoviq nga Pazari i Ri, me prejardhje nga vendbanimi Koniçë në Tutin. Për muaj të tërë, ajo ka publikuar fotografi dhe përmbajtje me gjyshin e saj nga ana e nënës, Haxho Hamidoviq, duke vënë në pah lidhjen e fortë familjare dhe identitare.

“Në Sanxhak, për çdo ditë e më tepër, të rinjtë frymëzuar nga gjyshërit e tyre me krenari shprehin ndjenjat e tyre kombëtare. Kështu ka muaj të tërë në rrjetet sociale Elma Xhankoviq, nga Pazari i Ri, me prejardhje nga vendbanimi Koniçë, Tutin, nga i cili vendbanim, por edhe tre të tjerë janë të fisit Shalë, ka publikuar fotografi me gjyshin e sajë nga e ëma Haxho Hamidoviq. Përveç që ka publikuar , ku qartë shihet veshja tipike shqiptare duke ekzekutuar në lahutë, Elma vë theksit me simbolet kombëtare shqiptare te përkatësia e sajë nacionale”, shkruan në faqen e facebookut Kosova për Sanxhakun.

Në fotografitë e shpërndara, gjyshi i Elmas shihet i veshur me kostum tradicional shqiptar, duke ekzekutuar lahutën – instrument simbol i trashëgimisë kulturore shqiptare.

" "

Sipas burimeve lokale, Koniça, por edhe disa vendbanime të tjera në zonë, janë të njohura për prejardhjen nga fisi Shalë, një element që përforcon edhe më tej narrativën e ruajtjes së identitetit shqiptar në Sanxhak. (INA)

sqShqip