May 2, 2024
Maqedoni

Takim Çupi-Gërvalla: Do të forcohet bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kosovës për diasporën

Sot, në një atmosferë miqësore ministri i diasporës Xhemali Çupi u prit në Prishtinë nga zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz.

“Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe kohezionit dypalësh të shteteve tona fqinje në proceset e perspektivës evropiane, në modalitetet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në fushën e diasporës”, deklaroi Çupi pas takimit.

Temë e zgjeruar ka qenë edhe marrëveshja e nënshkruar për bashkëpunim në fushën e diasporës. Kjo marrëveshje përveçse do thellojë raportet dypalëshe, do ndikojë pozitivisht në forcimin e lidhjeve të diasporës sonë të unifikuar kudo nëpër botë bazuar në nevojat reale që ata kanë dhe në mundësinë që mund t’i ofrojnë shteteve tona fqinje.