May 19, 2024
Rajon - Botë

Sulmi në Moskë: Shkon në 133 numri i të vrarëve

Është rritur në 133 numri i personave të vrarë pas sulmit të mbrëmshëm në Moskë.

Komiteti hetues rus ka thënë se derisa shërbimet e urgjencës po i pastrojnë rrënojat në vendin e ngjarjes, ata po vazhdojnë të gjejnë më shumë trupa të pajetë, shkruan BBC.

Rusia ka arrestuar 11 persona, përfshirë katër persona të dyshuar të armatosur në lidhje me të shtënat me armë zjarri që vranë 93 persona në një sallë koncertesh pranë Moskës, tha Kremlini të shtunën, raporton Reuters, përcjell Reporteri.net.

Ligjvënësi rus Alexander Khinshtein tha se sulmuesit kishin ikur me një automjet “Renault” që u pa nga policia në rajonin Bryansk, rreth 340 km (210 milje) në jugperëndim të Moskës të premten mbrëma dhe nuk iu bindën udhëzimeve për të ndaluar.

Khinshtein tha se një pistoletë, një karikator për një pushkë sulmi dhe pasaporta nga Taxhikistani u gjetën në makinë. Taxhikistani është një shtet kryesisht mysliman i Azisë Qendrore që dikur ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi që nga rrethimi i shkollës në Beslan, në vitin 2004.

Ndonëse përgjegjësinë për sulmin terrorist e ka marrë Shteti Islamik – ISIS, presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Ukrainën. /Reporteri.net/.