May 25, 2024
Maqedoni

Është zhdukur një vajzë 14 vjeçare nga Shkupi

Një grua 48-vjeçare nga Shkupi ka njoftuar policinë se një vajzë 14-vjeçare për të cilën është kujdesur si tutore, është larguar të hënën nga shtëpia, shkruan Lideri.mk.

“Më datë 15.05.2023 rreth orës 20.40 në Repartin e Policisë Shuto Orizarë, E.I.(48) nga Shkupi ka raportuar se vajza E.R.(14) për të cilën është kujdesur, është larguar nga shtëpia. Ajo edhe më parë është larguar dhe kthyer në shtëpi”, njofton MPB.

Policia shton se po ndërmerren masa për gjetjen e bajzës. (Lideri)