Debati rreth protestës studentore për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe ka vazhduar edhe në rrjetet sociale, ku një student shqiptar i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani.
Bëhet fjalë për Arbnor Maliqin, i cili reagoi pas statusit të Osmanit lidhur me paralajmërimet e VLEN-it se çështja e provimit në gjuhën shqipe do të zgjidhet dhe se studentët duhet të jenë të qetë.
Në reagimin e tij, Osmani kishte shkruar:
“Paskan thënë: ‘Rrini rahat.’ Jo, jo… tash krejt do rrimë rahat, sepse punën e kanë marrë në dorë studentët, pjesa më e shëndoshë, më e pastër dhe më e ndërgjegjshme e shoqërisë.”
Ndërkaq, studenti shqiptar Arbnor Maliqi iu kundërpërgjigj ashpër Osmanit, duke shkruar:
“I kemi marrë punët në dorë Bujar Osmani, do mrriijmë shpejt edhe te ti! P.S. Ku gjendet Haki Aziri o Bujar Osmani? #rastiMonstra”
Me këtë reagim, studenti ka hapur edhe çështjen e rastit “Monstra”, duke e ndërlidhur debatin politik me kërkesat për drejtësi dhe zbardhje të rasteve të ndjeshme që prej vitesh kanë shkaktuar reagime në opinionin shqiptar.

