April 28, 2024
Kosovë

Studentët e Prishtinës fituan vendin e 3 në garën më të madhe juridike në botë

Studentë të Universitetit të Prishtinës kanë fituar vendin e tretë në garën më të madhe botërore të studentëve të fakulteteve juridike në botë. Në garë kanë qenë studentë të mëse 380 universiteteve më prestigjioze botërore dhe studentë të UP-së kanë arritur të kualifikohen në rrethin më të ngushtë.

Ata kanë lënë pas student të Universiteteve si: Harvardi, Yale, Stanford, Columbia, Oxford, Cambridge, Princeton, Duke, LSE, e qindra universitete të tjera në garën më prestigjoze të drejtësisë, që ëeshtë mbajtur në Vjenë.

Në një intervistë për Radio Kosovën, nga Vjena, Ariana Rexha e cila ka përfaqësuar Kosovën në raundin e fundit, bashkë me Rea Hadrin, shpjegon natyrën e kësaj gare, dhe thotë se UP ka shënuar rekord në këtë garë.