May 2, 2024
Maqedoni

Struganët duhet të udhëtojnë deri në Ohër për testin PCR

Në mes të pandemisë, më shumë se 60 mijë banorë të Strugës, për të bërë testin për Covid 19, duhet të shkojnë në Ohër, pasi në qytetin e tyre nuk ka asnjë pikë ku merren strisho, shkruan Alsat.

Në spitalet e Strugës, rezultatet mund të merret vetëm përmes të ashtuquajturave teste të shpejta, por shumë prej tyre kanë nevojë për test PCR. Mjekët amë thonë se ky është problem i madh si për ata ashtu edhe për pacientët e tyre.

“Vështirë vijmë për termine për analizat PCR, pacientët mund të presin një javë dhe gjatë asaj jave pacienti do të shërohet, pra do të kalojnë sëmundjen. Derisa të vijnë pacientët në radhë për PCR test, pacienti duhet të fillojë me përgjegjësi normale, nëse sot bëhet test PCR, shkojmë javën tjetër, nuk mund të bëjmë PCR test për nesër apo pasnesër”, tha Haxher Alied-mjek amë.

Alied thotë se pacientët ia dalin secili në mënyrën e vet. Më shpesh kanë blerë teste të shpejta antigjen nga farmacitë. Por thotë se kjo nuk është zgjidhje, pasi pacientët me atë test nuk regjistrohen si të infektuar me Covid 19.

“Është territor i madh, zona është e banuar, gati 90% e popullsisë është e infektuar me virus. Pra, të gjithë duhet të bëjnë teste”, u shpreh Haxher Alied-mjek amë.

Në Qendrën për Shëndet Publik në Ohër thonë se kanë në dispozicion vetëm pesëdhjetë termine në ditë përmes mjekut amë, të destinuara për qytetarët e Ohrit, Strugës, Vevçanit dhe Debërcës, territor me mbi 100 mijë banorë.

“Më mirë është që edhe Struga të ketë lokacion ku do të bëhen testet PCR, sepse kështu do të lehtësohet rrëmuja. Këtë verë kemi pasur deri në 280 PCR teste në ditë për të udhëtuar jashtë vendit”, njoftojnë nga Qendra e Shëndetit Publik-Ohër.

Në fillim të pandemisë Covid në vitin 2020 në Strugë në ish objektin e NP Ujësjellësi u hap pikë për marrjen e strishove për Covid, por shumë shpejt u mbyll./Alsat.mk