May 3, 2024
Maqedoni

Stoltenberg në Shkup: Maqedonia e veriut, model për bashkëjetesë paqësore!

Çështjet rajonale të sigurisë, lufta në Ukrainë, në Gazë, janë temat mbi të cilat janë diskutuar në takimin joformal të krerëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni. Para këtij takimi që u mbajt në Shkup, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, tha se Maqedonia e Veriut është aleat i çmuar dhe këtë e konfirmon fakti që ky samit u zhvillua në Shkup.

Jens Stoltenberg, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

“Maqedonia e Veriut është vend i suksesshëm në shumë gjëra, sidomos për shoqërinë multietnike, e cila i demonstron rajonit dhe botës se njerëz me prejardhje të ndryshme mund të jetojnë sëbashku në mënyrë paqësore. Maqedonia e Veriut është një aleancë shumë e çmuar dhe kjo shihet nga fakti se sot këtu po mbahet samiti i liderëve të NATO-s”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh roli i vendit tonë si faktor sigurie në rajon, por edhe si shtet anëtar i NATO-s që është përkushtimi dhe përmbushja e obligimeve si pjesë e Aleancës së NATO-s”.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Në takimin e sotëm, do të diskutojmë për çështjet rajonale të sigurisë, por edhe tema të tjera të luftës në Ukrainë, konflikti në Rripin e Gazës si dhe të gjitha çështjet e tjera që kanë të bëjnë me ndërtimin e paqes afatgjate, stabilitetit, sigurisë në rajonin tonë, por edhe në Evropë dhe botë”.

Kujtojmë se nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, Shkupi do të jetë nikoqir edhe i Këshillit Ministror i OSBE-së, që përbën ngjarjen më të madhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.