April 30, 2024
BallinaMaqedoni

Specializantët privatë prej tri ditësh vazhdojnë grevën

Specializantët privatë vazhdojnë të jenë në grevë, pasi thonë se autoritetet nuk iu përgjigjën kërkesave të tyre. Ata kërkojnë kushte më të mira dhe siguri në punë. Rreth 400 prej tyre janë në grevë të përgjithshme për dy ditë me radhë, duke insistuar për kompensim mujor më të lartë, sigurim shëndetësor dhe zgjidhjen e statusit të papunëve.

“Ne nuk dorëzohemi. Dërgojmë porosi të qartë se ne nuk heqim dorë. Greva do të vazhdojë, se në çfarë mënyre do të konsultohemi se ku, si dhe në çfarë mënyre do ta vazhdojmë grevën. Megjithatë, jam i sigurt se diku tjetër do të merrnim pozita më të merituara se këto që i kemi këtu.”, – theksoi një specializant.

Fati i rreth 400 specializantëve privatë do të vendoset pas zgjedhjeve. Një vendim të tillë e mori Qeveria në një seancë të planifikimit të përcaktimit të të drejtave dhe detyrimeve të tyre me ndërhyrje ligjore.

Specialistët kërkojnë që kompensimi i tyre mujor të jetë më i lartë se 26 mijë denarë sa është aktualisht, si dhe të kenë sigurim shëndetësor dhe të zgjidhet statusi i papunësimit./TVM2