May 14, 2024
Maqedoni

Mickoski do të jetë bartës i njësisë së parë zgjedhore

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micksoski bënë të ditur se në zgjedhjet që vijojnë do të jetë bartës i njësis zgjedhore numër 1, pasi ai ka lindur, është rritur dhe jeton në Shkup. Më tej thotë se VMRO-DPMNE-ja në zgjedhje do të fitoj bindshëm.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Unë jam lindur në Shkup, këtu jam rritur, jetoj në komunën Karposh, komuna Karposh është pjesë e njësis zgjedhore numër 1 dhe është e logjikshme që ajo të jetë njësia në të cilën unë do të kryesoj listën e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit”.

Ndërkaq, duke folur për zgjedhjet për portalin Republika, Mickoski shprehet i bindur se BDI do të befasohet për keq nga numri i votave dhe i deputetëve në Kuvend. Përfundimisht sipas Mickoskit BDI do të shkoj në opozitë. Poashtu thotë se VMRO është e gatshme që t’i japë shancë opozitës shqiptare të sapoformuar.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Kjo udhëheqësi e BDI-së dhe një pjesë e njerëzve që janë pjesë e saj sipas informacioneve që i kanë janë seriozisht thellësisht të përfshirë në krim. Opcioni jonë i dëshiruar është opozita shqiptare. E kemi para ca ditësh një bashkim të asaj opozite”.

Sipas Mickoskit, BDI duhet të shkoj në opozitë një periudhë të caktuar që të freskohet me ide të reja, sepse ato aktuale shton Mickoski, janë konfuze dhe dërgojnë porosi të këqija për popullin.