May 21, 2024
Maqedoni

Spasovski: Policia konfiskoi sasi të mëdha droge në Strumicë dhe Resnjë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sonte njoftoi se policia është duke zhvilluar aksion për sekuestrimin e drogës në Resnjë dhe Strumicë.

Duke folur për konfiskimin e ditëve më parë në aeroportin e Shkupit, ai tha se aksioni është zgjeruar dhe që atëherë janë ndërmarrë masa shtesë, gjatë të cilave janë konfiskuar armë.

“Sonte po zhvillohet aksion droge në Strumicë dhe Resnjë”, ka bërë të ditur ministri Spasovski.

Ndryshe, në aksionin në Aeroportin e Shkupit policia arrestoi dy persona nga një grup i organizuar kriminal, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale për transportim me lëndë narkotike.