April 30, 2024
Shqipëri

Princ Leka u “shit” nga Prokuroria? Avokatja: Video e publikuar, ky s’është rasti i parë

Avokatja Vasilika Hysi e ftuar në “Breaking” në Top News, ka folur për çështjen e videos së Princ Lekës.

Sipas saj dy opsionet janë ose policia ose prokuroria, por duke folur nga eksperienca e saj, “nuk është rasti i parë që nga prokuroria rrjedhin informacione që dihen vetëm brenda këtij institucionit. Hysi shprehet se është shumë mosbesuese dhe dyshuese ndaj punonjësve të administratës së Prokurorisë.

Vasilika Hysi: Mendoj që koha kur ka dalë video, provon se kush e ka nxjerrë atë. Policia apo prokuroria. Zakonisht për urdhrin e mbrojtjes depozitohen brenda 24 orëve në polici dhe policia brenda këtyre 24 orëve e çon në prokurori dhe prokuroria e regjistron dhe vazhdon për shortin me radhë. Nëse këto prova kanë dalë brenda 24 orëve, kanë dalë nga policia dhe jo nga prokuroria. Por të kenë dalë pas 24 orëve pas ngjarjes, atëherë vihen në dyshim dhe konkurrojnë njëra-tjetrën të dyja institucionet. Prokuroria ka një problem të cilën e kam hasur në çështjet penale sa kemi dalë nga dëshmia, ndërkohë që ka filluar të flasin gazetat. Është diçka që është diskutuar vetëm në institucionin e prokurorisë dhe ndërkohë që ka filluar lajmi të jepet jashtë. Dyshoj shpesh tek punonjësit e administratës së institucionit të Prokurorisë.