Analisti dhe profesori Nexhmedin Spahiu ka reaguar ndaj debateve për marrëveshjen që parasheh hapjen e një konsullate serbe në Shkodër dhe të një konsullate shqiptare në Bujanoc, duke e cilësuar si të gabuar kundërshtimin ndaj kësaj nisme.
Sipas Spahiut, Shqipëria ka interes shumë më të madh nga hapja e Konsullatës së saj në Bujanoc sesa nga dëmi eventual që mund të sjellë një konsullatë serbe në Shkodër. Ai thekson se Shkodra nuk rrezikohet nga një konsullatë serbe, duke kujtuar se në Tiranë prej vitesh funksionon Ambasada e Serbisë pa pasoja të tilla.
“Shkodra po na u rrezikoka me një kosullatë serbe e Tirana që ka ambasadë serbe nuk qenka e rrezikuar!!!??? Hajdeni budallë hajdeni. Po nuk është veç punë badallëku. Janë edhe agjentë serbë që thjeshtë duke shitur pseudopatriotizëm duan ta pengojnë hapjen e konsullatës shqiptare në Bujanovc. Mirë që po identifikoheni.
I qahet halli Shkodrës, një qyteti që 113 vite më parë ka bërë luftë për jetë a vdekje për mbajtur shqiptarësinë e saj e nuk i qahet halli Luginës së Preshevës e cila është shkelur e e nëpërkëmbur që 113 vite. Shqipëria dhe shqiptarët përgjithësisht kanë interes më të madh nga hapja e konsullatës së Shqipërisë në Bujanovc se sa dëm eventual nga konsullata serbe në Shkodër.
Në vend që të kërkohet që Shqipëria të ketë konsullatë edhe në Novi Pazar (ku kanë edhe Turqia edhe Bosnja), kundërshtohet marrëveshja që e bënë Bujanovcin me konsullatë të Shqipërisë.!!! Në vend që Qeveria e Albin Kurtit me e përshendetë këtë marrëveshje, nxjerr eksponentët e vetë (Vigan Qorollin dhe Agim Bahtirin) për ta kundërshtuar duke i kripur mendë Shqipërisë me pseudopatriotizëm.”, ka shkruar Spahiu. (INA)

