Rajon - Botë

Thunberg për marrëveshjen e klimës: Blah, Blah, Blah!

Aktivistja e mjedisit, Greta Thunberg u ka reaguar shteteve që u dakorduan që heqja e përdorimit të energjisë së qymyrit të bëhet gradualisht. Thunberg shkroi në Facebook se i tërë diskutimi ishte “blah, blah, blah”, duke shtuar se puna e vërtetë bëhet jashtë sallave.

“Nëse nuk arrijmë të bëjmë shkëputje të menjëhershme, drastike, të paprecedenta, atëherë kjo do të thotë që ne po dështojmë kur flitet për krizën klimatike”, ka shkruar ajo.

Suedezja 18-vjeçare ka thënë se hapat e vegjël në drejtim të duhur apo përparimi i ngadalësuar është i barabartë me humbjen.

Pothuajse 200 vende në botë pranuan një kompromis të diskutueshëm për marrëveshjen për klimën të shtunën, pasi përmbante një ndryshim të minutës së fundit që disa zyrtarë të lartë e quajtën zbutje të gjuhës për qymyrin.