Dy vëllezërit Morina të cilët u vranë dje në derën e shtëpisë së tyre nga dhëndri, Astrit Isufi do të varrosen sot.
Naim dhe Driton Morinës do t’u jepet sot lamtumira e fundit.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet sot në ora 16:00.

Ngjarja e djeshme ka tronditur gjithë vendin. Në Gollubovc të Malishevës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri ku vdiqën dy persona, e pak më vonë u kuptua se dorasi ishte burri i motrës së tyre.

Lajmi.net raportoi dje se Isufi ishte i njohur për organet e rendit pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij edhe më parë, madje ai kishte aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje.

" "

Ai ishte burgosur, por më pas ishte liruar vendim ky për të cilin nuk pati ende asnjë sqarim nga Gjykata.

Astrit Isufi u arratis dje, por u arrit që të arrestohet mëngjesin e sotëm në një shtëpi të pabanuar derisa u soll më pas në QKUK si i plagosur ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm./Lajmi.net

sqShqip