April 28, 2024
Maqedoni

Sot vaksinohen disa politikanë

Sot në pikën e vaksinimit në sallën sportive “Boris Trajkovski” do të vaksinohen disa anëtarë të Qeverisë në mesin e të cilëve zëvendëskryeministrat Fatmir Bytyqi dhe Nikolla Dimitrov, si dhe ministrat Bojan Mariçiq, Fatmir Besimi, Kreshnik Bekteshi, Bujar Osmani dhe Goran Milevski.

Deri më tani janë vaksinuar kryeministri Zoran Zaev, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.