May 13, 2024
Maqedoni

Kovaçevski i propozon Mickoskit: T’i miratojmë amendamentet kushtetuese dhe hyni në qeveri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i propozoi liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që bashkërisht të votojnë Kushtetutën, pastaj do të lëshojë pesë resore ministrore deri në zgjedhjet e rregullta në 2024.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Unë sugjerova që të votojmë hapjen e kushtetutës dhe ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë pas votimit të fundit të shkojmë në zgjedhje.Por gjatë periudhës së kaluar kam kuptuar se është e rëndësishme që z.Mickoski dhe VMRO-DPMNE të jenë pjesë e qeverisë. Në këtë mënyrë ne do të bëjmë një qeveri që bashkon të gjithë dhe ajo qeveri do të zbatojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, do të përfundojë procesin e shqyrtimit në vazhdim dhe ajo qeveri do të hapë kapitujt dhe mund të mbyllë edhe një ose dy nga kapitujt që janë pjesë e klasterit  të parë “bazat” dhe më pas do të organizohen zgjedhje të rregullta”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se VMRO DPMNE është e gatshme të hyjë në qeveri me LSDM-në dhe partitë tjera politike, por pa pjesëmarrjen e BDI-së në atë Qeveri. Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin mendojnë se ndryshimet kushtetuese nën diktimin bullgar në këtë mënyrë dhe në këto rrethana nuk do të mbështeten.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“VMRO-DPMNE është e gatshme të marrë pjesë në një qeveri të tillë, me zgjedhjet që i përgatit qeveria teknike njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa ndryshimet e mundshme kushtetuese të vlejnë  ditën e ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veirut në BE. në korniza të BE-së nga parlamentet e 27 vendeve anëtare. Pastaj i sugjerova që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në tri data në vjeshtë, për të formuar një qeveri të unitetit të gjerë kombëtar dhe pasi asnjë shtet anëtar i BE-së nuk ka asgjë kundër identitetit të Maqedonisë së Veriut , gjuhës e tjerave  atëherë këtu jam gati të bisedoj me disa kryeministra në mbledhjen e radhës të Këshillit Evropian për të votuar një konfirmim apo garanci për të gjitha këto që po themi”

Kovaçevski tha se bëhet një dallim i qartë nëse do ta integrojmë shtetin në BE apo do ta lëmë të izoluar, gjë që mendon se është mirë që dialogu në vazhdim të vazhdojë dhe në fund të ndërtohet një qëndrim i përbashkët se është mirë që shteti të jetë i integruar në BE. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese, përkatësisht përfshirja e pjesëve të tjera të kombeve në preambulën e Kushtetutës, janë një hap përpara në këtë rrugë evropiane.