Sot, e xhuma, në prani të mysafirëve, dashamirëve dhe xhematlinjëve të shumtë në xhaminë “Mustafa Pasha” u promovua hafizja e re Lina Rufki Kalisi.

Në këtë ceremoni të hifzit të pranishmëve iu drejtua kreu më i lartë i BFI-së, Reisul ulema Haxhi Hafiz Shaqir Ef. Fetai, myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, ndërsa në emër të familjes të pranishmive u dëshiroi mirë se ardhje hoxha Rijad Kalisi, përndryshe vëllau i hafizes së re.

Hafizja e re hifzin e përfundoi te prof. Hfz. Nehal Ibrahimi, Allahu e shpërbleftë për kontributin e i dhashtë jetë të begatë🤲

Institucioni i Bashkësisë Islame dhe Myftinia e Shkupit, hafizes së re të i ndau shpërblime me vlera të ndryshme.

" "

Duaja e hifzit dhe hutbeja e xhumasë i takoi drejtorit të Medresesë Dr.Islam Islami.

Në emrin tim shpreh urimet më të përzemërta për hafizen e re, muhafizen dhe familjen e saj të nderuar, të cilët me përkushtim dhe dashuri e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Allahu e bëftë Kuranin dritë në zemrën e saj ,
argument në Ditën e Gjykimit dhe shkak për dobi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Amin!

sqShqip