Saranda Imeri deputete e VLEN

Shqetësues problemi me ujin e pijshëm në Gostivar.
Keqmenaxhimi mund të ketë arsye dhe justifikime, por mosinformimi i qytetarëve nuk ka asnjë. Nëse uji nuk është i sigurt për konsum, detyrimi i parë i institucioneve është ta njoftojnë publikun menjëherë.
Kur mbi 1.000 qytetarë përfundojnë në spital, nuk flasim më për një lëshim administrativ, por për një dështim të rëndë institucional.
Qytetarët meritojnë të vërtetën, transparencë dhe përgjegjësi. Heshtja nuk është zgjidhje. Përgjegjësia duhet të ketë emër.

sqShqip