May 3, 2024
Maqedoni

Sot ka ndërruar jetë ish-kryetari i klubit futbollistik Besa nga Sllupçani, Shaip Sadiku

Shaip Sadiku, ka qenë kryetar i klubit tonë vite me radhë që nga themelimi në vitin 1990.
Kontributi i tij, së bashku me anëtarët e kryesisë ka qenë i madh kur kihet parasysh inkuadrimi i klubit nga grupi B në grupin A në ligën komunale, pastaj në ligën e tretë.
Në vitin 1991, kryesia, së bashku me lojtarët dhe bashkëfshatarët u mobilizuan për ndërtimin e stadiumit mbi fshatin Sllupçan që sot mban emrin e dëshmorit të kombit “Abdulmexhid Shahini”, atëkohë kryetar ishte tashmë i ndjeri, Shaip Sadiku.
Për kontributin e dhënë, faleminderit shumë prej kryesisë së tanishme, lojtarëve, ish- lojtarëve dhe të gjithë dashamirëve të KF “Besa”!
Zoti të shpërbleftë me xhennet!
KF “BESA” – Sllupçan
09.08.2021